Sofja po shikon kthimin e vetos në BE, Radev: Histeri antibullgare në Maqedoni

Shpërndaje lajmin

Presidenti bullgar Rumen Radev kërcënon me bllokadë të re për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Pasi disa struktura politike në Bullgari kërkuan sërish veto për Maqedoninë, Sofja zyrtare del me të njëjtin qëndrim se duhet të aktivizohen mekanizmat evropianë për t’i dhënë fund urrejtjes antibullgare.
“Jam i sigurt se shoqëria bullgare dhe partnerët tanë në BE e kuptojnë pse kam luftuar kaq shumë që të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë të mbrohen në kushtetutën e RMV-së dhe që kjo të jetë kusht i detyrueshëm për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. RMV ende nuk e ka hapur derën e sallës ku zhvillohen këto negociata dhe pres që institucionet e fqinjit tonë të dëshmojnë jo vetëm që nuk janë pjesë e fushatës antibullgare, por kjo nuk mjafton më, është koha që ata dëshmojnë se po luftojnë në mënyrë aktive kundër saj. Të gjithë mekanizmat evropianë do të aktivizohen për t’i dhënë fund kësaj urrejtjeje dhe histerie antibullgare”, theksoi presidenti Radev.
Më herët edhe ministri i jashtëm, Milkov bëri thirrje për kthimin e vetos për Maqedoninë. Shefi i diplomacisë bullgare nuk është paraqitur në seancën e Kuvendit ku është dashur të sqarojë detajet e incidentit me sekretarin e klubit në Ohër. Por për incidentin, por edhe për presionin e pretenduar ndaj komunitetit bullgar në Maqedoni, ai foli në këshillin ministror në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *