Solli xhaxhain me Covid-19 nga Saranda në Tiranë, qytetari: Mbaroi bombola e oksigjenit rrugës

Share

Një qytetar ka deklaruar se xhaxhai i tij i infektuar me Covid-19 mezi ka arritur nga Saranda për në Tiranë, ku dhe do të shtrohej në spital. Në një prononcim për mediat, qytetari dëgjohet të thotë se auto-ambulancës, i ka mbaruar bombola me oksigjen rrugës dhe xhaxhai i tij mezi merrte frymë.

“Kam xhaxhain, tani sa erdhi. Mezi e solla. Me oksigjenin e fundit mezi arriti. Ishim rrugës për në Tiranë. Mbaroi bombola rrugës, ja mu këtu ku ishim. Ka një muaj që rri në shtëpi i infektuar,”- thotë ai.


Share

Komente