April 18, 2021
Shpërndaje lajmin

Sot në orët e mbrëmjes do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave kundër coronavirusit, të kompanisë AstraZeneca.

Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.

Ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me fillim nga ora 20:15, përcjell albinfo.ch.

Kryeministri i Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19.

Ky kontingjent është në kuadër të 100,800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kontigjenti i parë ka 24 mijë doza.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *