Shpërndaje lajmin

 
Bëhet e ditur se në orët e para të së dielës [sonte, pas mesnate], që i bie të jetë e diela e fundit e tetorit, akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta pas, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ndërrimi do të bëhet në orën 03:00 të mëngjesit dhe ora do të kthehet në 02:00.
Ky ndryshim do t’i japë fund periudhës së orës verore që zgjat për shtatë muaj.
Edhe pse Bashkimi Evropian disa vite më parë njoftoi se do të heqë orën verore dhe dimërore dhe do ta miratojë një të unifikuar, kjo ende nuk ka ndodhur.
Vetë ndryshimet e stinëve ndikojnë në psikikën dhe është e qartë se lëvizja e orës sjell disa pasoja, si ndryshim në humor, plogështi, nervozizëm dhe dhimbje koke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *