Sopranoja Elbenita Kajtazi nderohet me titullin “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës”

0
Shpërndaje lajmin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nderuar me titullin “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës” sopranon Elbenita Kajtazin, përcjell albinfo.ch.
“Për arritje kulmore në muzikën klasike, prezantimin e vlerave muzikore Shqiptare në skenën ndërkombëtare, si dhe afirmimin e Republikës së Kosovës, mbrojtjen e promovimin e kulturës Shqiptare gjithandej nëpër botë”, me këtë fjali nga Osmani u nderuar sopranoja kosovare.
Ajo është shprehur e lumtur për nderin.
“Ardhja, kësaj herë në Atdhe më mbushi, përveç me dashurinë e pakursyeshme të familjes e  të miqve,  edhe me një kënaqësi të paprovuar deri më tani. Kjo, sa më gëzoi, po aq më ngarkoi me  një obligim shtesë, që ta përfaqësoj edhe më mirë  atdheun tim dhe veten në skenat botërore të Operës”, ka shkruar Kajtazi, përcjell albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *