“Sot ai është vartësi im”, Myslim Murrizi i habit të gjithë me atë që thotë për Knut Fleckenstein

Share

Mbrëmjen e djeshme deputeti opozitar Myslim Murrizi diskutoi me tone të ashpra në emisionin ‘Spotlight’ në lidhje më zgjedhjet e 25 prillit dhe fatin që e pret opozitën parlamentare pas këtyre zgjedhjeve.

Teksa po bisedohej për elitën që kërkohet të përfshihet në listat e zgjedhjeve, Murrizi shtoi ndër të tjera, se nuk ka një të tillë në Shqipëri.

Jo vetëm kaq, por Murrizi ndaloi të merrte shembull eurodeputetin Knut Fleckenstein, për të cilin tha se tashmë është vartës i tij.

“Ai që i jepte mend Evropës, për të futur Shqipërinë në Evropë, sot është vartësi im. Knut Fleckenstain”. – tha ai.


Share

Komente