April 18, 2021

Sot feston ditëlindjen, Jonida Maliqi largohet drejt këtij vendi për të festuar

Shpërndaje lajmin

Jonida Maliqi feston sot ditëlindjen por e dini se sa vjeç mbush? Këngëtarja shumë e dashur për publikun mbush plot 38-vjeç. Në këtë ditë të veçantë për të, nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë dhe fansat e saj. Jonida ka zgjedhur ta festojë 38-vjetorin larg Shqipërisë.

Ajo ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se ka udhëtuar drejt Turqisë. Ndërkaq, Jonida ka postuar dhe një foto ku tregon karakteristikat e të lindurve në datën 26 Mars. “26 Marsi është dita e integritetit. Njerëzit e lindur më 26 Mars kanë pafajësinë dhe spontanitetin e një fëmije.”, shkruhet në foto.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi)

 

Kujtojmë që Jonida ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi konfirmoi ndarjen me Romeo Veshajn. Aktori ka nisur një romancë të re me vajzën e ministrit Niko Peleshit, Aleksian. Duke folur për ndarjen kohë më parë, Jonida tha: “Vjen një moment gjithcka zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete, më besoni. S’doja ta thosha nga erdhi si erdhi, por ramë në konsensus.” /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *