Sot luhet miqësorja Shqipëri-Armeni, kuqezinjtë kërkojnë fitoren

Shpërndaje lajmin

Sot në orën 17:30 Kombëtarja Shqiptare do të luajë miqësoren e radhës dhe të fundit për këtë vit kalendarik, ndaj Armenisë në stadiumin “Air Albania”.
Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren në përballjen e sotme, pas dy humbjeve, atë ndaj Katarit me rezultatin 1-0 dhe Italisë, tre ditë më parë, me rezultatin 1-3.
Trajneri Edoardo Reja tha ditën e djeshme gjatë konferencës për shtyp, sedo të bëjë disa ndryshime, duke nisur edhe me lojtarët e Superiores, të cilët priten të marrin minuta apo edhe ta nisin si titullarë.
Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit e 77-vjeçarit në kontratën e tij dhe më pas do të vendoset e ardhmja e italianit.
LEXONI GJITHASHTU

Alkooli nuk do të shitet në stadiume, FIFA merr vendimin dy ditë para Botërorit

Përfundimisht Sadio Mane nuk do të luajë në Kupën e Botës në Katar
Infantino pa rival në zgjedhjet për kreun e FIFA-s, italiani pritet të rikonfirmohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *