January 18, 2022

Sot u hodh nga pallati me vajzën në krahë, farmacistja tentoi t’i japë fund jetës edhe me shampo

Shpërndaje lajmin

Janë zbardhur detaje të rëja nga ngjarja e rëndë në Vlorë ku një grua, 34 vjeçare Pamela Mërtiti u hodh nga kati i 5-të bashkë me vajzën 1 vjeç në krahët e saj.

Të dyja ndërruan jetë rrugës për në spitalin e Vlorës.

Burimet bëjnë me dije se viktima, Pamela ka qenë e divorcuar nga burri dhe punonte si farmaciste në Tiranë, ndërsa në Vlorë kishte shkuar për të takuar prindërit e saj.

Sipas informacioneve të fundit mësohet se Pamela 1 javë më parë kishte tentuar të vriste veten duke pirë shampo.

34 vjeçarja rezulton të jetë shtruar në spital një javë më parë, pasi kishte pirë shampo.

Në javët e fundit viktima kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike e cila siç duket i është shkaktuar pas divorcit me ish bashkëshortin e saj. / /

 

 

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *