January 22, 2022

Sot u jepet lamtumira dy nxënësve që humbën jetën në sulmin mbi autobus në Deçan

Shpërndaje lajmin

Të premten mbrëma i gjithë vendi u trondit nga vrasja e trefishtë që ndodhi në Gllogjan të Deçanit, ku nga të shtënat me armë në drejtim të një autobusi mbeti i vrarë shoferi dhe dy nxënës.

Familjarët e dy nxënësve të vrarë kanë njoftuar se varrimi i tyre do të bëhet sot, në orën 14:00.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka dalë me raport, ku ka treguar se shoferi i autobusit kishte vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital.

Policia është duke vazhduar kërkimet për arrestimin e të dyshuarit, i cili ende gjendet në arrati.

Për identifikimin dhe gjetjen e autorit, apo autorëve të krimit të trefishtë, janë angazhuar një numër i madh forcave të rendit, Njësiti Special i Policisë së Kosovës dhe po bëhen hetime edhe në koordinim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

Deri tash, përveç konfirmimit që hetimet po zhvillohen në tri pista të ndryshme, asgjë më shumë nuk është bërë e ditur në lidhje me rrethanat, apo motivet e vrasjes së trefishtë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *