Sot varroset polici i vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku

0
Shpërndaje lajmin

Polici i vrarë në veri nga një grup terrorist qe sulmuan Policinë e Kosovës do të varroset sot.
Sipas njoftimit nga familjarët varrimi do të bëhet në orën 16:00, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.
Në nderim të tij, do të mbahet edhe një mbledhje komemorative, ku ndër të tjerë pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ndryshe, për shkak të këtij rasti, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka shpallur ditën e hënë, ditë zie në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *