Sot votohet qeveria e Dritan Abazoviç në Malin e Zi

Shpërndaje lajmin

Sot votohet kabineti i ri qeveritar në Malin e Zi kryesuar nga i mandatuari për kryeministër, Dritan Abazoviç.
Qeveria do të ketë katër zëvendëskryeministra dhe 20 ministra, nga të cilët, dy do të jenë pa portofol.
Pjesë e koalicionit qeverisës janë’ Lëvizja Qytetare URA’ e Abazoviç, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve dhe boshnjakëve.
Në planin e dorëzuar pak ditë më parë, Abazoviç ka renditur pikat kryesore, ku do të fokusohet qeveria e re, ku mes të tjerave përfshihet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, integrimi në Bashkimin Evropian, si dhe reforma të reja për të përballuar krizën ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë.
Një ndër vendimet e para do të jetë edhe censusi i popullsisë, çështje që ka shkaktuar gjithnjë tensione në Mali te Zi.
LEXONI GJITHASHTU

Dritan Abazoviç publikon emrat e qeverisë së re në Malin e Zi

Leave a Reply

Your email address will not be published.