Spahia: Shkodranët do të dynden drejt Tiranës për të protestuar më 6 dhjetor
Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia tha se shkodranët do i bashkohen protestës së 6 dhjetorit.
Në një deklaratë për mediat Spahia, theksoj se Qeveria po bën çdo përpjekje për të frenuar fluksin e demokratëve në mënyrë që ata të mos i bashkohen protestës
“Qeveria po bën çdo përpjekje për të frenuar fluksin e demokratëve dhe jo vetëm. Në të gjitha protesta e tjera ka qenë një pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve shqiptarë përfshirë dhe socialistë. Të gjithë e kanë kuptuar se nuk mund të ketë të ardhme evropiane me Edi Ramën në qeverisje. Është një ditë e shënuar për Shqipërinë.
Qeveria shqiptare në stilin e qeverive diktatoriale, gjedh të pengoj me polici dhe me strukturat shtetërore të drejtën e qytetarëve shqiptarë, por nuk do ia arrijnë. Shkodranët do të dynden masivisht drejt Tiranës për të protestuar.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Ledina Alolli përgjigjet pasi “u paracaktua” si fituese të primareve në Korçë
Vrasja e 35-vjeçares në Kosovë, avokatja: Ngjarja mund të ishte parandaluar