Shpërndaje lajmin

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se nuk është problem që kryeministri Edi Rama mund të ketë marrë njerëz me vete nga Shqipëria për takimin në Greqi.
Komentet Spahiu i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se edhe liderët grekë kanë sjellë njerëz me vete në takimet që kanë zhvilluar në jug të Shqipërisë.
Spahiu tha se Rama duhet të fliste në takimin në Athinë edhe për votën e emigrantëve, e cila ende nuk po bëhet e mundur në Shqipëri.
“Deri 24 orë përpara Greqia nuk konfirmonte një sallë dhe e konsideronte të paftuar dhe thoshte nuk do ia lehtësojmë takimin dhe për ne është detyrë të themi… Ne kemi duruar 34 vite që çdo parti greke, çdo lider politik grek ka sjellë nga Athina, nga Selaniku, nga qytetet greke i ka sjellë në Himarë, në Sarandë, i ka sjellë në Gjirokastër për të bërë mitingje, për të votuar.
Ku është e keqja që Rama të ketë marrë 2000-3000 veta dhe t’i ketë çuar në Greqi. Problemi i Ramës ishte se kishte detyrimin që t’u thoshte atyre ju jeni zot shtëpie në Greqi, por jeni zot shtëpie edhe në Shqipëri, sepse unë nuk po u njoh të drejtën e votës.
Ka ardhur koha që ai komunitet që janë 300 mijë shqiptarë me pasaporta të jenë përfaqësues, përveç sufllaqeve, picave dhe integrimit që kanë, duhet të jenë në vendimmarrjen politike të Greqisë. Edi Rama duhet të shikonte me një optikë të re vizionin e ri të shqiptarëve në Greqi, nëse do t’i ketë shqiptarët e Greqisë si një pakicë europiane.
Por si mund ta bëjë atë kur nuk thotë gjysmë fjale. Të kishte qënë dikush tjetër i çonte 50 mijë veta në Greqi. I thoshte rrini urtë, mos më ngacmoni në jug të Shqipërisë se përndryshe u vë flakën këtu”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:

Lapaj: Jam i lumtur që jam një nga faktorët që shtyva Ramën të takonte emigrantët
Rezoluta anti-korrupison e paraqitur nga Rama, reagon për Euronews delegacioni i BE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *