Spahiu: Berisha lideri më anti-amerikan në rajon dhe më gjerë

Shpërndaje lajmin

Juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi Sali Berishën si liderin më anti-amerikan në rajon dhe më gjerë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu tha se Berisha ka një frymë anti-amerikane dhe se ka arritur të tërheqë gjithë simpatizantët e tij në frymën kundër ambasadores Yuri Kim.
“Unë faktorin e parë konsiderova faktorin subjektiv, që do të thotë për shkak se lideri Berisha ka drejtpërdrejtë frymën më anti-amerikane në Europë, ai ka arritur të tërheqë gjithë simpatizantët e tij në frymën kundër ambasadores Kim. Agresiviteti sot i liderit të opozitës nuk njihet as në Beograd, as në Moskë, as në Budapest. Nuk ka protesta anti-amerikane. Keni dëgjuar që në Moskë të ketë protesta kundër Amerikës?”, u shpreh Spahiu.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Sekuestrimi i pasurive, Spahiu: SHBA me dy standarde për Berishën
Sondazhi, Kreshnik Spahiu: Shqiptarët vlerësojnë më shumë të huajt sesa veten
Rritet besimi i demokratëve tek opozita, gjetjet e Barometrit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *