SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Bledar Seferit

Shpërndaje lajmin

Sipas hetimit pasuror të SPAK, asetet në pronësi të Bledar Seferit dhe familjarëve të tij janë krijuar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën se ka përfunduar hetimin pasuror të aseteve që zotëron Bledar Seferi (alias Hakorja) dhe familjarët e tij dhe ka kërkuar Gjykatës së Posaçme konfiskimin e tyre.

Në njoftim thuhet se pasuritë e Seferit dhe familjarëve të tij ishin sekuestruar më 7 shkurt 2020 me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ai ka pasur lidhje me shtetasin Italian Giovanni Di Cosimo dhe me pjestarë të tjerë të një grupi kriminal në Itali e Shqipëri, që operonin në trafikimin e lëndëve narkotike.

Konkretisht, është kërkuar konfiskimi i një fabrike për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak të Durrësit; pasuria tokë arë + truall me sipërfaqe 5954 m2 ku ushtron aktivitetin subjekti “Rey Plastica”; ullishtë me sipërfaqe 6550 m2 në Tiranë; pesë automjete dhe dy llogari bankare, një në shumën 3.1 milionë lekë dhe tjetra në vlerën 21 mijë euro.

Bledar Seferi (Hakorja) rezulton i arrestuar në vitin 2009 në Itali për trafikimin e 10 kilogramëve kokainë. Ai akuzohet nga drejtësia italiane si një ndër anëtarët e kartelit “Kompania Bello”, e përfshirë në trafikimin e tonelatave kokainë nga Amerika Latine në Europë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *