September 25, 2021

SPAK u vuri prangat 9 zyrtarëve, Berisha flet me emra: Kush janë 2 “kokat” e tenderit të uniformave

Shpërndaje lajmin

Ditën e djeshme, në orët e para të mëngjes, SPAK zbatoi aksionin e saj në Ministrinë e Brendshme duke vënë në pranga 8 shtetas, zyrtarë të lartë dhe 1 në “Arrest Shtëpie”.

Në pranga u vunë 9 zyrtarë të përfshirë në tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit ku sipas SPAK është një tender korruptiv që I ka shkaktuar shtetit një dëm prej 2.8 miliard lekësh.

Mëngjesin e sotëm rreth këtij aksioni, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha duke zbuluar sipas tij, dy emrat që qëndrojnë në krye të këtij tenderi korruptiv.

Ish-kryeministri thotë se ata që janë arrestuar padyshim që kanë përgjegjësi ligjore, por përgjegjësit e vërtetë të vjedhjes janë Sandër Lleshaj dhe Ëngjëll Agaçi.

“Kjo eshte vjedhje me 11 fish! Ne Suedi kapelja me strehe e policit kushton 34 € kurse per policin shqiptar ajo kushton 350€. Ata qe jane arrestuar padyshim kane pergjegjesi ligjore te pamohueshme. Por boset e tyre Lleshaj, Agaçi jane pergjegjesit me kryesor te kesaj vjedhje te 11 fishte te denoncuar me emer dhe mbiemer disa here nga qytetaret dixhital qe ne fillim te aferes. Por ata i mbrone kreu i meduzes sepse ai vjedh me shume se te gjithe ne kete vend! sb”, shkruan Berisha. /albeu.com/

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *