Spanjë, dy të mitur arrestohen për vrasjen e një të riu homoseksual

Share

Dy të dyshuar të tjerë, të dy të mitur, u arrestuan të Premten si pjesë e një hetimi në vrasjen javën e kaluar të një të riu homoseksual jashtë një klubi nate në A Coru, një rast që trondit Spanjën .

Gjithsej gjashtë të dyshuar janë arrestuar deri më tani. Samuel Louise, një ndihmës infermier 24-vjeçar, u gjet pa ndjenja në orët e para të mëngjesit të së Shtunës jashtë klubit të natës. Autorët e kishin rrahur për vdekje dhe ekipet e shpëtimit nuk ishin në gjendje ta kthejnë në jetë.

Policia kombëtare njoftoi sot se dy të mitur, shtetas spanjollë, u arrestuan. Katër persona të tjerë, tre të rinj dhe një grua, u arrestuan të martën dhe të enjten. Askush nga të dyshuarit nuk e njihte viktimën.

Aktualisht, autoritetet nuk e karakterizojnë krimin si “homofobik” por konsiderojnë se të gjitha pistat janë të hapura.

Shumë shoqata të komunitetit LOATKI organizojnë demonstrata për sot dhe fundjavë në qytete të ndryshme, të tilla si Barcelona dhe Madrid./abcnews.al/

Komento