Spartak Ngjela: Demokracia amerikane theu me grusht shteti presidentin puçist Trump, që kërkonte të bëhej diktator

Share

Demokratët, në të gjithë botën, sot duhet të jenë krenarë se Demokracia Amerikane dhe sistemi institucional i kësaj demokracie, është solid, i vendosur deri në fund, dhe i palëkundur

Shkruan Spartak Ngjela 

Një tallje çmendurie për grusht shteti shkundi demokracinë amerikane, por vetë kjo demokraci i thehu hundët një presidenti të marrë që, me grusht shteti, kërkonte të bëhej diktator.

Donald Trump, sot nuk është më president i Shteteve të Bashkuara.

Por demokratët, në të gjithë botën, sot duhet të jenë krenarë se Demokracia Amerikane dhe sistemi institucional i kësaj demokracie, është solid, i vendosur deri në fund, dhe i palëkundur.

Sot bota e lirë u gdhi e gjitha optimiste, sepse qëndra e aspiratës njerëzore për liri, është sot ajo që ka qenë, madje më e fortë, shumë më e fortë.

Po me puçistin e çmendur Donald Trump, çfarë do të bëhet?

Kjo ka si përgjigje, vetëm këtë pyetje:

A do ta zbatojë zëvendës presidenti Mike Pence amendamentin 25 të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Çfarë thotë amendamenti 25?

Amendamenti 25 i Kushtetutës ka katër pika, në lidhje me aftësinë mendore të presidentit. Tre të parat janë arsyet e mungesës së gjatë në zyrë dhe deklarimit të vetë presidentit për të shprehur paaftësinë e tij mendore, domethënë për të mos, qenë më president.

Pika e katërt shprehet se: paaftësinë mendore të presidentit e vërteton vetë zëvendës-presidenti bashkë me stafin e presidentit.

Menjëherë pas kësaj, zëvendës-presidenti juridikisht zë vendin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

A mund të ndodhë kjo?

Të presim, sepse gjithçka është në dorë të Mike Pence.


Share

Komente