Spartak Ngjela paralajmëron goditje që do të tronditin politikën shqiptare: Do të ketë ndryshim drastik pas kësaj date

Share

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një analizë të thelluar për situatën politike në vend, ku ka paralajmëruar se Reforma në Drejtësi do të vazhdojë dhe i kapë të gjithë. Ngjela shpreh bindjen se një ndryshim i madh do vijë pas datës 20 janar.

Analiza e Spartak Ngjelës:

“Duhet të vazhdojë reforma në drejtësi që pastaj politika ti hapë udhën botës akademike shqiptare. Kjo botë jep leksione nuk ka hyrë në politikë dhe nuk ka fare refleks në opinion publik, shkencëtarë, filozofë nuk kanë rëndësi këtu në Shqipëri, të panjohur, nuk kanë rëndësi fare. Vjosa Osmani i vuri këta përpara, ndërsa kryeministri ynë grinte sallatë. Ai shtet i ri, i cili ka tronditur gjysmën e botës. Kjo është politika, jo për të mbrojtur interesat e Beogradit. Këta vjedhin para. Ky zinxhir ndërpritet vetëm me Reformën në Drejtësi. Kjo reformë e kapur nga amerikanët do të vazhdojë, dhe i kap të gjithë. Yuri Kim del dy herë në javë, del kot ajo. Në 20 janar del presidenti i ri. Do të ketë ndryshim të madh dhe reforma në drejtësi do të marrë shpejtësi në procedim si asnjëherë më parë. Pasi pritet të dalë Byroja Kombëtare që u vonua pasi nga informacionet e mija u vonua pasi atje ra covid. SPAK pa BKH nuk jep prodhim”, shprehet Ngjela në Scan Tv.


Share

Komente