January 21, 2022

Spiropali: Digjitalizimi i shërbimeve revolucion i marrëdhënieve me shtetin

Shpërndaje lajmin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali deklaroi gjatë fjalës së saj në Kuvend se reforma në Drejtësi në Shqipëri është shembulli se kur ke vullnet për ta reformuar sistemin mund ta bësh. Spiropali deklaroi se po vazhdon lufta kundër korrupsionit ndërsa përmendi digjitalizimin e shërbimeve revolucion të marrëdhënieve me shtetin.

“Sot reforma në Drejtësi është ngritur me të gjitha institucionet përkatëse. Ka problemet e saj por është shembulli se kur ke vullnet për të reformuar sistemin mund ta bësh. Është një nga arsyet pse Shqipëria është në këtë tryezë të rëndësishme. Vazhdojmë me luftën kundër korrupsionit. Me digjitalizimin e të gjitha shërbimeve që është revolucion i marrëdhënieve me shtetin.

Ne jetojmë në një botë gjithmonë e më të rrezikuar nga qasjet e ndryshime, nga dezinformomi, nga financimi i portaleve që hapin lajme të rreme. Është me rëndësi që të bëhemi bashkë për të treguar qasjen tonë. Është sot e papranueshme që të zhytemi në një politikë që denigrimin e kundërshtarit e ka të parë. Ne e kemi vuajtur këtë. Ky është mandati im i dytë në Kuvendin e Shqipërisë. Sytë e veshët tanë ѯfarë nuk kanë dëgjuar në këtë kuvend”, tha Spiropali. /Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *