Shpërndaje lajmin

Infeksionet e koronavirusit nuk po bien aq shpejt sa shpresohej në Belgjikë, duke i shtyrë spitalet drejt kapacitetit të plotë, thanë zyrtarët shëndetësorë të premten, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch

Më shumë se 3,000 pacientë me COVID-19 janë në spital dhe 930 në njësitë e kujdesit intensiv, sipas të dhënave.

Shkalla ditore e infeksionit, aktualisht në një mesatare shtatë-ditore prej 3,884 rastesh, është zbutur që kur bllokimi filloi në fund të marsit, por përqindja e rasteve pozitive është në rritje.

Qeveria tha të mërkurën se belgët do të lejohen të udhëtojnë jashtë nga e hëna e ardhshme, dyqanet jo-thelbësore do të rihapen më 26 prill dhe baret dhe restorantet mund të rifillojnë shërbimin për konsum në natyrë nga 8 maj, përcjell albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *