Spiunët rusë janë shumë aktivë në Zvicër

Shpërndaje lajmin

Vendet e Evropës Perëndimore thonë se spiunët rusë janë shumë aktivë në gjithë kontinentin – me Zvicrën që veçohet si një pikë e veçantë e nxehtë.
Shumë spiunë janë të maskuar si diplomatë – ndoshta sa një e treta janë duke punuar në fshehtësi, sipas Shërbimit Federal të Inteligjencës, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Agjencia zvicerane tregon disa suksese, ajo pengoi një sulm spiunazhi në laboratorin e sigurt në Spiez në kantonin e Bernës dhe kundër Agjencisë Botërore Anti-Doping.
Aktiviteti i fshehtë rus është fokusi kryesor i gjuetarëve të spiunëve zviceranë.
Por, për të qenë me të vërtetë efektiv, duhet të vendoset një sistem më i koordinuar midis vendeve aleate, sipas një analisti rus, Gustav Gressel. Por ai pranon se shumë nuk janë gati për këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.