Spiunonte muxhahedinët, SPAK çon për gjykim agjentin e Iranit

Shpërndaje lajmin

SPAK ka përfunduar hetimet për një shtetas nga Irani të akuzuar për veprimtari të lidhur me terrorizmin.
Bijan Pooladrag dyshohet se ka kryer përgjime ndaj muxhahedinëve që janë të strehuar në Shqipëri.
Hetimet ndaj tij nisën në vitin 2019 dhe sipas SPAK rezulton se ka kryer përgjime të paligjshme për llogari të shërbimit inteligjent të Iranit.
Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka kryer  përgjime telefonike dhe kompjuterike në Shqipëri për regjimin e Iranit.
Pooladrag dikur pjesë e muxhahedinëve, u përjashtua nga ky grup në shtator 2019.
Sipas muxhehedinëve, në Shqipëria kanë kryer aktivitet të tillë edhe agjentë të tjerë.
Shumica e tyre janë arrestuar dhe dëbuar për në Iran.
Në mars 2018, autoritetet në Shqipëri parandaluar akte terroriste që po përgatiteshin nga Irani.
Për këtë arsye, qeveria shqiptare dëboi dy diplomatët iranianë, mes të cilëve edhe ambasadorin e Iranit në Shqipëri, pasi dyshoheshin se kishin cenuar sigurinë kombëtare.
Dyshimi kishte të bënte me një sulm të planifikuar gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael. Vendimi për dëbimin e tyre u përshëndet publikisht nga Presidenti amerikan, Donald Trump dhe nga Arabia Saudite.
Muxhahedinët iranianë që ndodhen në vendin tonë janë strehuar në të ashtuquajturin qyteti Ashraf 3, në Manëz të Durrësit.
Ky kamp shërben si çati për rreth 3000 muxhahedinë, të cilët janë konsideruar edhe opozita në mërgim e Iranit.
Ata janë pranuar nga shteti shqiptar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
LEXONI GJITHASHTU:
Raporti i DASH për terrorizmin, Irani ‘rrezik’ për ShqipërinëThe post Spiunonte muxhahedinët, SPAK çon për gjykim agjentin e Iranit first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.