November 28, 2021

Sqarohet sërish deputeti që ‘shpëtoi’ Zaevin, Kastriot Rexhepi

Shpërndaje lajmin

Deputeti i shumë përfolur i ditëve të fundit në Maqedoni i cili ishte pjesë e Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, ka sqaruar edhe njëherë mungesën e tij në ditën kur Kuvendi i Maqedonisë së Veriut synonte rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.

“Me vullnetin tim dhe vendosmëri u strehova në ditën e votimit për mosbesimin e Qeverisë, me qëllim që të mos lejoj që për shkak të valës së rezultateve të zgjedhjeve lokale, vendi të na shkojë në drejtim që është në kundërshtim me bindjet e mia ideologjike dhe në kundërshtim me synimin strategjik që na e kanë dhënë qytetarët”, tha deputeti Rexhepi i cili është përjashtuar nga Lëvizja Besa, transmeton Albinfo.ch.

Ai po ashtu, përgënjeshtroi pretendimet e kryetarit të partisë së tij, Bilall Kasami se ai mund të ishte marrë peng ose detyruar me forcë që të ndryshonte mendje.

“U strehova që të mbroj veten dhe familjen, duke e ditur se do të ishte presioni ndaj meje nëse do të isha fizikisht në sallë. Rezultati në fund do të ishte i njëjtë, por unë do të isha i ekspozuar në sulme, së paku verbale. Janë joserioze dhe të turpshme gënjeshtrat se dikush më ka rrëmbyer, mbajtur me forcë apo më ka kërcënuar me materiale komprometuese”, tha Rexhepi.

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *