Statuja e ‘miqësisë’ së Ukrainës dhe Rusisë do rrëzohet

0
Shpërndaje lajmin

Një statujë e madhe prej bronzi që ishte simbol i miqësinë midis Ukrainës dhe Rusisë do të rrëzohet, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Kliçko.
Një skulpturë e disa ushtarëve qëndron pranë lumit Dnieper që kalon përmes Rusisë dhe Ukrainës. Ajo është ndërtuar që nga viti 1982.
Kliçko bashkëbisedoi me një qytetare e cila u shpreh se monumenti nuk kishte pasur asnjë lloj rëndësie për Ukrainën dhe se në 8 vitet e fundit vendi dhe Rusia nuk kanë pasur miqëssi.
Rrëzimi i kësaj statuje të martën, sipas qytetares është një moment historik për Ukrainën.
Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov e ka miratuar këtë vendim duke argumentuar se miqësia mes dy vendeve është shkatërruar që në vitin 2014 dhe statuja nuk ka asnjë simbolikë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

OKB: 45 mijë ukrainas u larguan nga vendi në 24 orët e fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *