“Sterilizimi”, Laçi: I bënë punët “shkel e shko”, s’mendonin që do kërcisnin prangat

0
Shpërndaje lajmin

Gazetari Dritan Laçi shpjegoi në emisionin “Review” në Euronws Albania se për dosje dhe çështje të ndryshme, hetuesit e SPAK kanë vepruar në forma të ndryshme. Ai tha se në këto dosje si ajo e “Sterilizimit” unët janë bërë shkel e shko, pasi ata kurrë para 10 viteve nuk e mendonin se do të vinte kjo drejtësi dhe se atyre do u viheshin prangat.
“Tani korrupsioni po ha korrupsionin. Ke rastin e sterilizimit, aty për shembull, ndiqet metoda hap pas hapi deri te përgjegjësia e te gjithë personave. Fillon duke hetuar dosjen dhe duke parë nepotizmin brenda,  lidhjet shoqërore, familjare dhe duke ngritur edhe dyshimet përkatëse.
“Në rastin e sterilizimit as nuk e mendonin se pas 10 vitesh një lidhje shoqërore e cila ka krijuar një korrupsion dhe një zgjatim në kohë të rrethit dhe të koncesionit, mund të shkonte deri në pikën kur atyre mund t’u vendoseshin prangat. ata nuk e dinin se do vinte kjo drejtësi. I kishin bërë aq “shkel e shko punët se nuk e mendonin këtë ditë”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
EMRI| Ra nga lartësia ku po punonte, kush është 35-vjeçari që humbi jetën në Durrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *