September 25, 2021

Stina e qershive: 6 arsye pse duhet t’i konsumoni

Shpërndaje lajmin

Frutat dhe perimet janë shorta shumëngjyrëshe që i duhet organizmit të gjithkujt, për të patur një dietë shëndetësore të ekuilibruar, një jetë të shëndetshme, linja të bukura trupore por edhe mendje të lumtur.

Më poshtë do t’ju rendismin 6 arsyet se pse duhet të konsumoni qershi. Ky fryt tashmë është pjesë e stinës dhe gjendet lehtësisht në tregjet e qytetit.

Ekspretët shpjegojnë se një tas prej tyre përmban rreth 90 kalori dhe është i pasur me vitamina A dhe C. Konsumimi i këtij fruti të vogël plot shije i dhuron trupit tuaj shumë antioksidantë që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe mbipeshës.

Ndikimi në kocka

Qershitë janë një burim i madh antioksidantësh dhe për këtë arsye ndihmojnë në rigjenerimin e kockave.

Mjekët i lidhin me reduktimin e acidit nitrik që është faktori kryesor për sëmundjen e artritit rheumatoid dhe oseteoartritit. Sipas një studimi të Universitetit të Bostonit në Amerikë, konsumimi i këtij fruti ul me 35% shancin e dhimbjes së kockave.

Gjithashtu qershitë parandalojnë inflamacionin e organizmit dhe problemet me presionin e ulët apo të lartë të gjakut.

Ulin nivelin e sheqerit në gjak

Për të gjithë personat me diabet, qershitë mund të jenë zgjidhja e duhur për të qëndruar të shëndetëshëm. Si të gjithë frutat me ngjyrë të kuqe edhe qershitë ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak.

Atoksianina, sipas mjekëve rrit me 50% prodhimin e nivelit të insulinës në trup duke ndihmuar kështu rregullimin e sheqerit në gjak.

Ndihmon në sëmundjet e zemrës

Qershitë e athta ndihmojnë në përmirësimin dhe parandalimin e problemeve kardiovaskulare. Nëse i konsumoni vazhdimisht ato do të parandaloni edhe rriskun e prekjes nga ataku në zemër.

Ndihmojnë në reduktimin e yndyrnave të këqija në gjak duke ju dhuruar një trup të shendetëshëm.

Kundër sëmundjeve kancerogjene

Një dietë sa më e pasur me qershi mund të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjet kancerogjene. Duke qënë të pasura me fibra ato promovojnë tretjen e mirë dhe ulin rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë.

Veçanërisht qershitë athta të cilat përmbajnë disa enzima të cilat ndihmojnë trupin të rregullojë radikalet e lira.

Ndihmon në përmirësimin e memories

Janë një burim i mirë antocianine që do të thotë një shëndet i mirë për memorien. Ky frut shumë i shijshëm ndihmon trurin të përmirësojë funksionet e tij dhe të përmirësojë memorien ndër vite.

Ndikimi tek gjumi

Konsumimi i një tasi me qershi në darkë do të përmirësojë edhe cilësinë e gjumit. Sipas ekspertëve qershitë ndihmojnë në rregullimin e orës së brendëshme të trupit dhe ciklit të gjumit tek njeriu.

Kjo pasi janë të pasura me melatoninë, një enzimë që ndihmon në qetësimin e organizmit.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *