Stoltenberg: NATO të rrisë prezencën në Kosovë

0
Shpërndaje lajmin

 
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar rëndësinë e rritjes së prezencës së NATO-s në Kosovë, pas rritjeve të tensioneve në veri të vendit, përcjell albinfo.ch.
Ai e bëri këtë deklaratë sot në një prononcim për media, kur njoftoi se nesër në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve aleate do të flitet edhe për Kosovën.
Kontrolle në veri për rastin e Banjskës
“Kemi parë një rritje tensionesh, prandaj është e rëndësishme që NATO të rrisë prezencën në Kosovë”, tha ai.
Diskutimet e nesërme (e enjte, 12 tetor 2023) do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen. Ministrat do të bëjnë një bilanc të punës që po bëhet për burimet dhe ushtrimin e planeve të fuqishme të mbrojtjes, për të cilat liderët aleatë ranë dakord në Samitin e Vilniusit.
Ata gjithashtu do të adresojnë misionet dhe operacionet e NATO-s, duke përfshirë në Kosovë dhe Irak dhe do të diskutojnë dëmet e fundit në infrastrukturën nënujore midis Estonisë dhe Finlandës, thuhet në komunikatën e NATO-s sot.
Së fundi, trupa shtesë në Kosovë ka dërguar Mbretëria e Bashkuar, si dhe Rumania pritet t’i dërgojë rreth 100. Po ashtu, edhe Gjermania ka paralajmëruar dërgimin e trupave shtesë, pasi Kosova u përball me sulm terrorist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *