Strasburgu urdhër shtetit shqiptar/ Mos e dëboni turkun Selami Simsek…

Share

Gjykata e Strasburgut ka urdhëruar shtetin shqiptar që të mos dëbojë shtetasin turk Selami Simsek.

Mësohet se Strasburgu kërkon që Simsek të mos dëbohet derisa të përfundojnë procedurat gjyqësore.

Ndërkohë Simsek ka kërkuar azil në Shqipëri me pretendimin se i rrezikohet jeta nëse kthehet në Turqi.

Ai pretendon se po persekutohet nga shteti turk, pasi familjarët e tij janë dënuar si mbështetës të klerikut Fehtullah Gylen.

Autoritetet shqiptare i rrëzuan kërkesën për azil, duke bërë që shtetasi turk të padisë Drejtorinë e Azilit dhe Komisionin Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, pranë Ministrisë së Bredshme. Ai kërkon shfuqizimin e vendimit për ekstradim dhe pranimin e kërkesës për azil./ CNA.al


Share

Komente