Stresi në mbështetje të Shqipes në BBVK 2: Bëhu e fortë, suksese

0
Shpërndaje lajmin

Shqipe Hysenaj ka marrë vëmendje të madhe gjatë kësaj kohe në Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo ditën e sotme (e martë) në një moment është prekur dhe ka filluar të qajë.
Ish-konkurrentja e “Përputhen” kërkoi nga produksioni t’ia lëshojë këngën “Të du mom” të Stresit, pasi siç tregon ndjen mall për familjarët.
Stresi ka ndarë këtë moment me ndjekësit në InstaStory, gjersa tha se ka mbështetjen e tij.
“Shqipe Hysenaj bëhu e fortë. Kështu e ka Big Brother, askush s’të kupton pa e provuar. Suksese”, u shpreh ai.

Arkimed Lushaj – Stresi shtoi: “Ke mbështetjen tonë”.
Reperi ka qenë fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *