Studim: COVID-19 jep një imunitet, por virusi ende mund të përhapet

Share

409582043 highres 280x280 3

Njerëzit që kanë pasur COVID-19 ka shumë të ngjarë të kenë imunitet ndaj tij për të paktën pesë muaj, por ka prova se ata me antitrupa mund të jenë akoma në gjendje të mbajnë dhe përhapin virusin, ka zbuluar një studim i punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Gjetjet paraprake nga shkencëtarët në Shëndetin Publik në Angli (PHE) treguan se ri-infeksionet në njerëzit që kanë antitrupa COVID-19 nga një infeksion i kaluar janë të rralla – me vetëm 44 raste të gjetura në mesin e 6,614 njerëzve të infektuar më parë në studim.

Por, ekspertët paralajmëruan se zbulimet nënkuptojnë se njerëzit që morën sëmundjen në valën e parë të pandemisë në muajt e parë të vitit 2020 tani mund të jenë të prekshëm për ta kapur përsëri.

Ata gjithashtu paralajmëruan se njerëzit me të ashtuquajturin imunitet natyror – të fituar përmes infektimit – mund të jenë akoma në gjendje të marrin koronavirusin SARS-CoV-2 në hundë.

“Tani e dimë që shumica e atyre që kanë pasur virus dhe kanë zhvilluar antitrupa, janë të mbrojtur nga ri-infektimi, por kjo nuk është totale dhe ne ende nuk e dimë sa zgjat mbrojtja”, tha Susan Hopkins, këshilltare e lartë mjekësor në PHE dhe bashkë-udhëheqëse e studimit, gjetjet e të cilit u botuan të enjten.

“Kjo do të thotë edhe nëse besoni se keni pasur tashmë sëmundjen dhe jeni të mbrojtur, mund të siguroheni se nuk ka shumë të ngjarë që të zhvilloni infeksione të rënda. Por ekziston ende një rrezik që ju të mund të përvetësoni një infeksion dhe t’ia transmetoni të tjerëve”, potencoi ajo, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch


Share

Komente