Studim: Covid-19 në Amerikë ishte prezent qysh në dhjetor 2019

Shpërndaje lajmin

Analiza të mostrave të reja të gjakut nga 24,000 amerikanë të marra në vitin 2020, sugjerojnë se koronavirusi kishte arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në dhjetor të 2019-s.

Sipas studimit, janë disa javë përpara se rastet e para të konfirmoheshin nga zyrtarët shëndetësorë. Analizat nuk janë definitive dhe disa ekspertë janë skeptikë. Por, zyrtarët shëndetësorë federalë po pranojnë çdo herë e më shumë se ka qenë një kohë kur numër i vogël të infektuarish me COVID-19 kanë qenë në SHBA para se bota të bëhej e njohur me virusin e rrezikshëm në Kinë, shkruan AP, përcjell Albinfo.ch.

Natalie Thornburg nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka thënë se ka mundësi se raste të rralla të kenë qenë të pranishme më herët se sa që u mendua.

Mostrat e gjakut u morën nga 24,000 njerëz nga e gjithë Amerika, gjatë tre muajve të parë të 2020-s.

Koronavirusi u identifikua në pari në Wuhan të Kinës më 2019. Zyrtarisht, i infektuari i parë në SHBA u identifikua më 15 janar, i cili ishte udhëtar nga Wuhani.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *