Studim i ri mbi antitrupat që fitohen nga Covid-19

Share

aparatura testimi

Një studim nga Universiteti i Oxford-it ka dalë në konkluzionin se nëse infektoheni me COVID-19 nuk ka shumë të ngjarë që të infektoheni sërish të paktën për 6 muaj.

Ky raport pretendon të jetë vështrimi i parë thelbësor në mënyrën se si funksionon imuniteti i coronavirus-it.

Studimi ndoqi më shumë se 12,000 punonjës të kujdesit shëndetësor në Oxford. Nga ata që u infektuan me COVID-19, asnjë nuk u ri-infektua brenda kësaj periudhë afatshkurtër.

David Eyre, profesor në sëmundjet infektive, në Universitetin e Oxford-it, i cili punoi gjithashtu dhe në studimin e bërë tha:

“Studimi po vijon ende për të zbuluar nëse mbrojtja nga infeksioni zgjat më shumë”, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.

Ndër të tjera ai theksoi se ka besim se sapo njerëzit të infektohen me COVID-19, të paktën për një periudhë afatshkurtër ata nuk do të infektohen përsëri.

Eyre u shpreh se pasi ndoqën njerëzit e infektuar për 6 muaj, të gjithë studiuesit ishin të etur për të ndarë rezultatet e tyre.

Ky njoftim vjen një javë pasi firmat bioteknike, Pfizer, Moderna dhe Oxford-AstraZeneca njoftuan për rezultate premtuese nga provat e  fazave të vona të vaksinave anti-COVID.

The post Studim i ri mbi antitrupat që fitohen nga Covid-19 appeared first on Albinfo.


Share

Komente