Studim: Ku dëshirojnë të jetojnë tani zviceranët?

Shpërndaje lajmin

Gjatë pandemisë, gjithnjë e më shumë njerëz në Zvicër dëshironin të largoheshin nga qytetet e mbushura me njerëz dhe të jetonin në shtëpi me një familje në një fshat apo një zonë rurale, përcjell albinfo.ch.

Kjo është vetëm një nga gjetjet e një studimi të ri zviceran, i cili shqyrtoi se si koronavirusi ndryshoi dhe ripërcaktoi përparësitë e strehimit të njerëzve.

Zviceranët duan që në mundësi të jetojnë nëpër shtëpia dhe të kenë hapësira të mira jetese, duke përfshirë natyrën dhe qetësinë që ofron një shtëpi.

Megjithëse aspekti financiar në kuptimin e qirasë ose çmimit të blerjes është ende kriteri më i rëndësishëm i vendimit gjatë zgjedhjes së një prone banesore, dëshira për hapësira të jashtme të tilla si një ballkon, tarracë ose kopsht vjen e dyta. /Albinfo.ch

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *