Studim: Meteori që goditi Tokën në 2014-ën erdhi nga një sistem tjetër diellor

Shpërndaje lajmin

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se meteori që goditi Tokën në vitin 2014, erdhi nga një sistem tjetër diellor dhe për këtë arsye është bërë objekti i parë ndëryjor i njohur deri më tani.
Komanda Hapësinore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e konfirmoi këtë, duke paraqitur edhe punën e astronomëve të Harvardit, Amir Sirah dhe Abraham Loeb, të cilët u morën me këtë studim.
Meteori, i emërtuar në gjuhën shkencore si CNEOS 2014-01-08, goditi bregun verilindor të Guinesë së Re më 8 janar 2014.
Sipas shkencëtarëve, meteori ka lëvizur me një shpejtësi prej 28 milje në sekondë. Kjo shifër është shumë më e lartë në krahasim me Tokën, e cila lëviz me një shpejtësi prej 18.6 milje në sekondë rreth diellit.
Zbulimi i fundit do të thotë se objekti i famshëm i njohur si Oumuamua, i zbuluar në vitin 2017, tashmë është objekti i dytë ndëryjor në sistemin tonë diellor./CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published.