Studimet për historinë antike të ilirëve e Shqipërisë, botimet shkencore që po bëhen
Luan Përzhita, rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike, është shprehur se në fushën e antikitetit ka botime por që nuk janë të mjaftueshme.
I ftuar në Euronews Albania, ai tha se kanë revista që botojnë artikuj që kanë të bëjnë me historinë antike të ilirëve.
Sipas tij këto artikuj shkruhen nga autorë librash dhe autorë të teksteve shkollore.
“Për fushën e antikitetit ka botime, por nuk janë të mjaftueshme. Ka dy lloj grupe botimesh, një grup që është i mirëfilltë shkencor dhe botime që u serviren amatorëve dhe atyre që janë të apasionuar pas historisë. Kemi dy revista që botojnë artikuj që kanë të bëjnë me historinë antike të ilirëve. Shumë autorë nga ne, janë autorë librash, autorë te teksteve universitare, kemi profesorë që vijnë në kuadër të projekteve”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident pranë QTU-së, makina kthehet përmbys, bllokohet trafiku
Britania fushatë për shqiptarët, mesazhi: Nëse vjen ilegalisht s’do të jepet azil