Studimi: Doza e vetme “Pfizer” ose “AstraZeneca” prodhon përgjigje të fortë të antitrupave

Shpërndaje lajmin

Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se një dozë e vetme e injektuar e vaksinës AstraZeneca ose Pfizer gjeneron një përgjigje të madhe të antitrupave mbrojtëse kundër koronavirusit tek njerëzit mbi 80 vjeç.

Studiuesit analizuan mostrat e gjakut të 76 qytetarëve, mosha 80-99 vjeç, të cilët kishin injektuar një dozë të vetme të vaksinës Pfizer dhe 89 të cilët kishin vaksinën AstraZeneca.

Studimi i kryer për të parë performancën krahasuese të dy vaksinave që janë përdorur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajve të fundit tregon se 93 për qind e njerëzve zhvillojnë antitrupa nga pesë deri në gjashtë javë pas një doze të vetme Pfizer dhe 87 për qind pas vaksinimit me AstraZeneca.

Por studiuesit nga Konsorciumi Imunologjik Coronavirus i Mbretërisë së Bashkuar, i cili përfshin shkencëtarë nga 20 qendra të ndryshme, gjetën një ndryshim kur bëhej fjalë për përgjigjen qelizore të shkaktuar nga vaksinat. Kjo është gjenerata e qelizave “T” që ndihmojnë në luftimin e virusit.

Në studimin e publikuar nga “The guardian” theksohet se vaksina AstraZeneca pati një efekt më të madh, me 31 për qind të njerëzve që zhvillonin qelizat “T” krahasuar me 12 për qind të atyre që ishin vaksinuar me Pfizer.

Dr Helen Parry nga Universiteti i Birmingham tha se është e rëndësishme të studiohet se çfarë po ndodh me sistemin imunitar të njerëzve të moshuar pas vaksinimit. “Përgjigja e vaksinës Covid tek njerëzit e moshuar është me interes të veçantë për ne sepse ne e dimë që funksionimi i sistemit imunitar përkeqësohet me moshën. Ju jo gjithmonë i përgjigjeni vaksinave në mënyrë efektive si popullata e re, por gjithashtu individët e moshuar kanë rrezikun më të lartë”, tha ajo./ db/ Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *