Studimi, konsumi i narkotikëve në Evropë mbetet shumë i lartë

0
Shpërndaje lajmin

Lufta e Evropës kundër drogës duket se po ecën në drejtimin e gabuar. Kështu sugjeron një studim i ri shkencor, sipas të cilit konsumi i lëndëve narkotike në qytetet kryesore të kontinentit të vjetër është rritur.
Studimi, gjatë të cilit janë analizuar ujërat e zeza të metropoleve për të llogaritur konsumin e drogërave, është kryer nga grupi SCORE dhe Qendra Evropiane për Monitorimin e Drogës dhe Vartësisë.
Nga analizat janë konstatuar gjurmë të kokainës, kanabisit, metamfetaminës, amfetaminës dhe drogërave sintetike.
Studimi, i kryer në 104 qytete të 21 vendeve, zbuloi një rritje të përdorimit të kokainës dhe metamfetaminës, e konfirmuar nga prania e lartë e tyre në ujërat e zeza.
Kokaina në veçanti u konstatua në të gjitha qytetet dhe prania e saj tregon se bëhet fjalë për një mall të kudogjendur për popullsitë e ndryshme.
Më shumë se gjysma e 66 qyteteve me të dhëna për vitet 2021 dhe 2022, që treguan një rritje të mbetjeve të kokainës, i përkasin Evropës Perëndimore dhe asaj Jugore.
Ishin qytetet nga Belgjika, Holanda, Spanja dhe Portugalia që treguan dominimin e kokainës në kampionet e marra nga ujërat e zeza.
Kjo situatë i atribuohet rritjes së tregtisë së kësaj lënde narkotike në portet e këtyre qyteteve, sipas një analize të vitit 2022 të BE-së mbi tregun e drogës.
Konkretisht, në portet belge u sekuestruan sasitë më të mëdha të kokainës në vitin 2020, thuajse dhjetë herë më shumë se në 2010-n, të ndjekur nga portet holandeze dhe ato spanjolle.
Por pavarësisht rritjes së konfiskimeve, prania e theksuar e kokainës në ujërat e zeza të qyteteve evropiane tregon disponibilitetin e lartë të saj në tregjet e përdoruesve.
LEXONI GJITHASHTU: 

Orteku i borës zë poshtë turistët, humbin jetën 4 persona në Francë
“Mbi 300 mijë shqiptarë goditen nga vendimi i qeverisë”, Nasto tregon shkaqet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *