Studimi mbi banesat e shqiptarëve, hapësira për banor 14 metra katrorë

0
Shpërndaje lajmin

Hapësira e banesës ku është strehuar 44% e familjeve shqiptare gjatë dekadës së fundit varion nga 70 deri në 110 metra katror. Kjo sipërfaqe përkon me 3 dhoma banimi, qoftë në banesa private me  1 ose 2 kate, qoftë në banesat kolektive në pallate.
Sipas këtij raporti, dendesia standarde e banesave në nivel vendi është rreth 14m2 për banor. Qarku i Vlorës regjistron kuotën më të lartë të këtij treguesi, 16,4 m2, ndërsa vlera më e vogël është regjistruar në qarkun e Kukësit, 10,5 m2.
Ndërkohë, përqindja e banesave të mbipopulluara, që kanë 3 ose më shumë banorë për dhomë, është 3,8%
Të dhënat tregojnë se për 40% e apartamenteve të banuara janë në zonat rurale dhe pjesa tjetër në qytet.
Por, dinamika e zhvillimit të ndërtimeve në qytet, pritet ta ndryshojë këtë standard. Ku numri i rezidencave private me sipërfaqe mbi 120 m2 është rritur, sikundër edhe nevojat e kohës për banesa me sipërfaqe të mëdha.
Rritja e vëllimit të ndërtimit flet për një një vlerë të shtuar në ekonomi, e cila në vetëm 4 vite është dyfishuar.
LEXO GJITHASHTU: 

Makinat nuk po shiten, bie me 19% kërkesa në Europë, çmimet ulen 2% në Shqipëri
740 mijë automjete në Shqipëri, Benz-i i pari në listë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *