Studimi më i madh rreth kanabisit në Zvicër fillon në Cyrih

0
Shpërndaje lajmin

Në kantonin e Cyrihut, 7500 njerëz do të marrin pjesë në një studim mbi përdorimin e kanabisit. Universiteti i Cyrihut dhe instituti federal i teknologjisë ETH Zurich po marrin pjesë gjithashtu në projekt, i cili u prezantua të hënën.
Sipas njoftimit, studimi do të zgjasë pesë vjet dhe qëllimi është që të jemi në gjendje të diskutojmë rregullimin e kanabisit, sipas Paul-Lukas Good, President i shoqatës Swiss Cannabis Research, e cila është përgjegjëse për projektin. Si pjesë e studimit, kanabisi do të bëhet i qasshëm për përdorim rekreativ, transmeton albinfo.ch.
Projekti financohet nga donacionet dhe buxheti i kërkimit arrin në rreth 1.5 milionë CHF.
Andreas Beerli, kreu i kërkimit nga Instituti Ekonomik Zviceran KOF në ETH Cyrih, ka thënë se hulumtimi do të fokusohet në pasojat sociale dhe ekonomike për subjektet e testimit. Për shembull, mund të hetohet nëse kanabisi legal ka një efekt pozitiv në shëndet dhe arsim. Në të kundërt, qasja e lehtë mund të rrisë konsumin, gjë që mund të ketë pasoja negative.
Vetëm dy nga tre grupe do të kenë qasje në kanabis të rregulluar teksa Beerli u shpreh që shpreson se një krahasim me grupin që ende duhet të marrë kanabis në mënyrë të paligjshme do të japë njohuri të rëndësishme. Për shkak të madhësisë së grupeve, dallimet midis zonave urbane dhe rurale ose grupmoshave mund të dallohen gjithashtu, shkruan swissinfo.
Shitje në shtatë komuna
Në Winterthur, Schlieren dhe Horgen, të gjitha qytetet e vendosura në kantonin e Cyrihut, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të blejnë kanabis në dyqane dhe farmaci të specializuara duke filluar nga maji 2024. Konusmuesit e kanabisit nga gjithsej 34 komuna do të mund të marrin pjesë. Pika të tjera të shitjes në kantonin e Cyrihut janë planifikuar në Adliswil, Wädenswil dhe Uster.
Mbetet të shihet se kur dhe sa pjesëmarrës do të marrin pjesë në provë, pasi procesi i regjistrimit sapo ka filluar. Megjithatë, 3000 persona janë tashmë në listën e pritjes teksa u tha se ata nuk kanë nevojë të shqetësohen për mbrojtjen e të dhënave.
Qyteti i Cyrihut nisi një projekt të ngjashëm vitin e kaluar. Pothuajse 2000 njerëz po marrin pjesë aktualisht. Qendra e varësisë Arud po ofron këshilla për të dy projektet.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *