Studimi: Vetëbesimi i lartë të ndihmon të kesh sukses në jetë

Shpërndaje lajmin

Besimi në vetvete mund të ketë efekte pozitive në shumë aspekte të jetës.
Por të kesh vetëvlerësim nuk do të thotë të jesh narcist.
Një përmbledhje e literaturës shkencore e botuar në “American Psychologist” thotë se vetëbesimi mund të ndikojë pozitivisht në aspekte të ndryshme të jetës sonë, si marrëdhëniet, shkolla, puna, shëndeti mendor dhe fizik, si dhe shoqëria.
Megjithatë, të kesh besim te vetja është shumë e ndryshme nga të qenit narcist.
“Edhe pse të dyja konceptet shpesh mbivendosen ka dallime të rëndësishme konceptuale midis vetëvlerësimit dhe narcisizmit”, thuhet në studim.
Studiuesit ekzaminuan qindra studime që i përgjigjeshin pyetjeve në lidhje me pasojat afatgjata të vetëbesimit të lartë; p.sh. A janë të prirur adoleshentët me vetëbesim të lartë të jenë më të suksesshëm në punë?
Rezultatet treguan se, në përgjithësi, ata që kanë vetëvlerësim më shumë gëzojnë më shumë sukses në shkollë dhe në punë, kanë marrëdhënie më të mira shoqërore, kanë shëndet më të mirë fizik dhe mendor dhe kanë më pak sjellje antisociale.
Të gjitha këto përfitime, argumentojnë ekspertët, do të vazhdojnë nga adoleshenca deri në pleqëri.
Autorët theksojnë rëndësinë e dallimit midis narcizmit dhe vetëvlerësimit
Ndërsa narcizmi karakterizohet nga ndjenja e epërsisë, madhështisë, egoizmit dhe mendjemadhësisë, vetëvlerësimi ka të bëjë me vetëpranimin dhe respektin për veten. Në fakt, të dyja qëndrimet ndikojnë në jetën tonë në mënyra të kundërta. Nëse një vetëvlerësim i lartë çon në përmirësimin e marrëdhënieve shoqërore, narcizmi i përkeqëson ato. Gjetjet e studimit sugjerojnë se ndërhyrjet që synojnë rritjen e vetëvlerësimit mund të kenë përfitime jo vetëm për individët, por edhe për shoqëri të tëra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.