Studiuesja: Sulmet e kullave binjake nuk kanë ndodhur realisht, janë simuluar

0
Shpërndaje lajmin

Pranvera Xhafa studiuese e shkencave okulte ka habitur me deklaratën e saj për sulmin ndaj kullave binjake në SHBA.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ajo tha se ngjarja ka qenë një simulim, duke thënë se shpërthimi ka ndodhur me dinamit nga brenda dhe jo me aeroplan ashtu siç është paraqitur në publik.
Këtë deklaratë e bëri ndërsa po komentonte lëshimin e dy satelitëve në orbitë.
“Eksistojnë dy teori, ne kemi botën e dukshme dhe atë të padukshme. Nëse do flasim për botën e padukshme, këto satelitë nuk ekzistojnë dhe nuk e kanë kaluar hapësirën fare, askush nuk ka mundësi që ta deportojë qiellin. Është një simulim i NASA-s që është bërë shpesh. Të gjithë misionet që janë kryer janë një bllof, nuk është se janë përtej qiellit apo në hapësirë, janë këtu brenda këtij sistemi që ne njohim.
E njëjta gjë ndodh me ngjarje të rëndësishme në tokë që nuk kanë ndodhur por janë simuluar. Marrim këtu kullat binjake, apo disa ngjarje të tjera në botë që nuk kanë ndodhur realisht. Kanë ndodhur me simulime. Është një simulim që ka ndodhur në mënyrë tjetër e jo në mënyrën që na i kanë shfaqur neve. Ka ndodhur me dinamit me tritol nga brenda, e jo me aeroplan.”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU: 

Satelitët në orbitë, eksperti i energjisë: 6 mln euro për të fotografuar Shqipërinë
Gazetarja: Pse nuk ka asnjë ministër dhe deputet që të dalë përballë meje
Kikia: Jam rrahur nga agjentët e SHIK për 1 shkrim, fshihej prokurori i Tiranës

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *