Stuhi “apokaliptike” në Itali/ Dëme të shumta dhe përmbytje, pema zë poshtë një 58-vjeçare

0
Shpërndaje lajmin

ITALI- Një stuhi e pazakontë, e shoqëruar me shkarkime të vazhdueshme rrufesh, goditi rajonin e Milanos dhe një pjesë të mirë të Brianzës dhe zonën veriore të Lombardisë rreth orës 4 të mëngjesit. Një fenomen ky, i cili u shoqërua në disa zona edhe me stuhi breshëri të fuqishme.
Reshjet e shiut në qytet kanë qenë të shkurtra, por shumë intensive dhe parashikimet thonë se pritet të ketë sërish reshje të tjera.
Stuhia “shkaktoi dëme serioze edhe në rrjetin tonë elektrik”, raporton ATM, kompania milaneze e transportit, e cila sqaron se “disa pjesë të qytetit janë pa energji elektrike, ndërsa pemët e rëna dhe mbeturinat në rrugë kanë bllokuar qarkullimin normal të mjeteve të transportit.
Për shkak të stuhive që italianët e kanë përshkruar në rrjete sociale si ‘apokalips’, ATM-të, autobusët dhe tramvaji janë përkohësisht jashtë funksioni.Përpos se në Monza, linjat hekurudhore janë kufizuar edhe në zona të tjera.
Mediat raportojnë se në provincën e Monzas një 58-vjeçare ka humbur jetën.

Gruaja ishte strehuar duke pritur që të mbaronte stuhia, por kur lëvizi u godit nga një pemë e madhe, që i ra papritur. Ka pasur një thirrje të menjëhershme për ndihmë nga disa kalimtarë, por pa sukses.
Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, raporton se një breshër jashtëzakonisht i madh ka dëmtuar aeroplanin që po fluturonte nga Milano në New York. Kjo sitiatë “apokaliptike” e ka detyruar atë të bëjë ulje emergjente./ n.m.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *