Suedia dhe Finlanda do të aplikojnë në të njëjtën kohë në NATO

Shpërndaje lajmin

Suedia dhe Finlanda kanë rënë dakord që të aplikojnë për t’iu bashkuar NATO-s në të njëjtën kohë, bën të ditur gazeta suedeze Expressen.
Të dy vendet kanë rënë dakord që të njoftojnë aplikimin e tyre në javën mes 16 dhe 22 majit kur presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö të vizitojë Stokholmin.Kujtojmë që më herët Rusia i ka paralajmëruar dy shtetet se nëse do të kërkojnë anëtarësim në NATO do të ketë ketë pasoja.
Rusia ka paralajmëruar Suedinë dhe Finlandën përmes kanaleve diplomatike dypalëshe për pasojat e anëtarësimit në NATO. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.
“Ne kemi lëshuar të gjitha paralajmërimet tona si publikisht ashtu edhe përmes kanaleve dypalëshe. Suedia dhe Finlanda e dinë për këtë, nuk do të kenë asgjë për t’u habitur, u informuan për gjithçka, se çfarë do të çojë,” deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.