Suedia, fituese e Eurovisionit: Shqipëria e 22-ta e Zvicra e 20-ta
Suedia është fituese e Eurovisionit. Suedia ishte e para me votat e jurisë dhe të publikut. Loreen performoi me këngën e saj Tattoo. Kjo ishte hera e shtatë që Suedia e fiton Eurovisionin, më shumë se çdo vend tjetër. Finlanda u rendit e dyta, Izraeli i treti.
Shqipëria nga votat e publikut dhe jurisë, gjithsej fitoi 76 pikë. Shteti kuqezi u përfaqësua nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”. Shqipëria u rendit në vendin e 22-të, shkruan albinfo.ch.
Ndërkohë, Zvicra u përfaqësua nga Remo Forrer. Zvicra në përgjithësi u rendit e 20-ta me 92 pikë në total.