September 25, 2021

Suedia lehtëson masat kufizuese për personat e vaksinuar

Shpërndaje lajmin

Agjencia e Shëndetit Publik në Suedi (FoHM) thotë se disa kufizime të COVID-19 do të lehtësohen për qytetarët e vaksinuar.

Sipas medieve të huaja, njerëzit e moshuar që janë injektuar me vaksinën e tyre të parë, mund të shoqërohen me njerëz jashtë rrethit të tyre të ngushtë tri javë pas marrjes së vaksinës.

“Qytetarët e vaksinuar mund të takojnë njerëz nga disa familje të ndryshme dhe gjithashtu brenda objekteve”, tha agjencia në një deklaratë.

“Ndryshimet gjithashtu do të përfshijnë lejimin e njerëzve të vaksinuar që të kalojnë kohë me fëmijë dhe nipër e mbesa brenda, duke mos mbajtur distancë, me kusht që të njëjtit nuk kanë simptoma”, thuhet në vendim.

Suedia deri më tani ka regjistruar 900 mijë raste me koronavirus si dhe 13 mijë viktima.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *