“Suedia të përgatitet për luftë”, thirrja e ministrit të Mbrojtjes dhe Kryeministrit

0
Shpërndaje lajmin

“Mund të ketë luftë në Suedi”, ishte kjo deklarata e ministrit suedez për mbrojtjen civile gjatë një konference të fundit.
“Krijimi i rezistencës në shoqëri nuk mund të presë”, titullohej fjalimi.
Ai theksoi se të gjithë suedezët duhet të jenë të vetëdijshëm për situatën dhe konkretisht të përgatiten për luftë.
Duke patur parasysh planet e Rusisë, ky mesazh i qartë u dha edhe nga disa anëtarë të udhëheqjes suedeze të mbrojtjes gjatë konferencës.
“Një sulm i armatosur kundër Suedisë nuk mund të përjashtohet. Lufta mund të vijë edhe tek ne,” shtoi ministri suedez i Mbrojtjes në fjalimin e tij.
“Ne duhet të kuptojmë seriozitetin e situatës dhe të përgatitemi mendërisht në një nivel individual. Shikoni lajmet nga Ukraina dhe bëni pyetjet e thjeshta: Nëse kjo ndodh këtu, a jemi ne gati? Çfarë do të bëjmë?”- u shpreh shefi i mbrojtjes .
“Qytetarët suedezë duhet të jenë të përgatitur për të mbrojtur vendin “me armë në dorë – duke rrezikuar jetën e tyre”, ka qënë një tjetër deklaratë e kryeministrit suedez i cili  ka njoftuar vendosjen e një batalioni të forcave të armatosura në Letoni në mbeshtetje të NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *