Sukniqi rikthehet në TKOB me ‘Rituati i jetës’: Një amanet i pathënë i prindërve

0
Shpërndaje lajmin

“Rituali i jetës” rikthehet në skenën e TKOB pas 12 vitesh. Nje muzikal me materiale folklorike origjinale, të formatuar dhe të sjelle në skenë me një harmoni koreografike, kompozicionale dhe orkestrim bashkëkohor, rikthen gjithashtu në skenën e TKOB, koreografin e mirënjohur Arjan Sukniqi.
I ftuar në ‘Pas Mesnatë’, Sukniqi tha se kjo vepër ishte një amanet ‘i pathënë’ i prindërve të tij.
“Është si të thuash një amanet i pathënë i prindërve. Edhe nëna edhe babai janë nga Shkodra. Unë kam kaluar një kohë të gjatë të jetës në Shkodër, si i tillë, jam I brumosur me hallet dhe me gëzimet e atij qyteti. Sepse në ato familje të gjithë këto pjesë të jetës i kalon cdo kush nga ne. Duhet të shërbesh deri në fund të jetës, mirësisë së shoqërisë. Me kalimin e viteve nis ke një ndjesi të cudishme karshi cdo fenomeni. Duhet ta përjetosh, sepse kur je më i ri, gjithmonë i sheh gjërat në sipërfaqe. Kur vitet kalojnë ndalohesh, mendohesh mirë, do t’I korigjosh. Jam munduar që me këtë vepër të godas te njerëzit në shpirt ashtu sic e mendoj unë.
Unë kam ardhur në këtë institucion me ftesë të drejtoreshës aktuale, nuk e di nëse do jetë një rikthim. Të ishte për mua do kisha fjetur te TKOB, aty te roja, por jo cdo gjë varet nga unë.
Kam provuar edhe në vende të tjera, I hy edhe ‘detit në këmbë’. Kudo mund të afeksionohem me punën, por unë gjithë jetën ia kam kushtuar këtij pozicioni. Ky është baleti I 13 që bëj, më pëlqen më shumë të nis të ndërtoj se të merrem me llafe si disa kolegë të mitë që rrinjtë nëpër kafe edhe ku të shajnë.” u shpreh ai, ndërsa theksoi se është munduar të ruajë autenticitetin e valleve të përzgjedhura./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *