Suksesi i Gjermanisë në Euro 2020, Joshua Kimmich zbulon recetën

Shpërndaje lajmin

Joshua Kimmich beson te fitimi i Euro 2020. Mesfushori i kombëtares së Joachim Loë ka folur rreth objektivit të madh në prononcimin për mediat.

26-vjeçari bavarez tregohet i sinqertë dhe thekson se vetëm kualiteti nuk vlen, teksa i bën thirrje shokëve të skuadrës të jenë më të bashkuar.

E vështirë të parashikosh se kush do ia dalë t’i shkojë deri në fund Europianit, por Gjermania e ka potencialin për të luftuar për fitimin e trofeut.

Në vitet e fundit jo gjithmonë kemi qenë në gjendje për të shprehur cilësitë tona më të mira. Edhe në 2018 kishim shumë potencial, por dështuam.

Rëndësi ka që të jemi më të bashkuar si skuadër. Nëse ndodh një gjë e tillë asgjë nuk është e pamundur“, deklaroi një nga lojtarët më të mirë të “Pancerave”. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *